Komuna e Kaçanikut ka bërë të ditur se i kanë përkujtuar dëshmorët Osman Luma, Raif Koraçi, Murat Lika dhe Qani Luma nga Ivaja, si dhe Milaim Loku e Emërllah Kuqi nga Kotlina, me rastin e 26-vjetorit të rënies.
Në njoftimin e lëshuar për media thuhet se kryetari i Komunës Besim Ilazi me bashkëpunëtorë, përfaqësues nga OVL e UÇK-së, familjarë dhe qytetarë të tjerë vendosën kurora lule dhe bënë homazhe tek vendi i rënies, pranë pllakave përkujtimore.
Ilazi tha se të rënët për atdhe meritojnë nderim të përjetshëm, sepse ata ia falën jetën lirisë që sot e gëzojmë.
Në këto ditë përkujtimore u bënë homazhe dhe u vendosën kurora me lule poashtu edhe në Kompleksin Memorial të Varrezat e Dëshmorëve në Kaçanik.