Begaj takon presidenten e Moldavisë: Inkurajojmë rishqyrtimin e njohjes së Kosovës

Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj ka takuar homologen e tij nga Moldavia, Maia Sandu, me të cilën tha se ka pasur bisedë frytdhënëse.

Begaj tha se mbështetin plotësisht rrugën evropiane të Moldavisë e njëkohësisht tha se “inkurajojmë rishqyrtimin e njohjes së Kosovës”.

“Në mjedisin sfidues të sigurisë së sotme, zgjerimi i Bashkimit Evropian mbetet faktor kyç për stabilitetin dhe paqen. Ne mbështesim plotësisht rrugën evropiane të Moldavisë. Së bashku, si partnerë dhe si miq, punojmë për një Evropë më të fortë dhe më të sigurt, si dhe inkurajojmë rishqyrtimin e njohjes së Kosovës”, ka shkruar Begaj.