Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj, pas shpalljes si ‘Qytetar Nderi’ i Gjilanit, përshëndeti të pranishmit, tha se Gjilani më bën sot pjesë të tij dhe është vlerësimi që unë e pranoj me shumë përulësi.
Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj, tha se vlerësimi që i bëhet nga Gjilani detyrimi dhe përgjegjësia i shtohet akoma më shumë.
“Ky titull i përket të gjithë shqiptarëve që në momentet më të vështira të kohës qëndruan si pjesë e pandashme e trungut të saj. Pavarësia e Kosovës nuk ishte dhuratë. Kosova nuk hoqi dorë nga ëndrra e saj për liri. Ishte mundi dhe sakrifica për të qenë të lirë”, tha Begaj.
Ai pamendi heronjtë e shumtë të Gjilanit, që nga Idriz Seferi, Ramiz Cernica, Kadri Zeka, Nuhi Rexhepi, Agim Ramadani, etj.
Begaj tha se në çdo moment të historisë, Shqipëri ka qenë gjithnjë krah Kosovës.
“Sot jemi dy shtete një gjak, një gjuhë një komb, që, ndonëse nuk eh harron të kaluarën, sheh drejt së ardhmes”, theksoi ai, transmeton rtk.
“Jemi kontribuues të stabiliteti në rajon dhe duam të jemi pjesë e Evropës dhe i përkasim asaj me vlera e me histori. Jemi popull që beson te demokracia, te liria dhe vlerat euroatnlantike. Shqipëria e Kosova duhet rrugëtuar së bashku drejt BE-së”, tha Begaj.
Ai, në fund të fjalimit të tij, tha se ndihet pjesë e këtij qyteti të Gjilanit, që ka ruajtur ndjenjën e atdhedashurisë.