Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj ka reaguar pas vdekjes së ish-kryeministrit shqiptar, Fatos Nanos.
Përmes një postimi në Facebook, Begaj thotë se Nano do të mbahet mend si lideri liberal dhe reformator, transmeton Klankosova.tv.
“Me hidhërim të thellë mësova ndarjen nga jeta të Fatos Nanos, liderit socialist dhe të tranzicionit të Shqipërisë në vitet ‘90 dhe 2000”.
“Fatos Nano do të mbahet mend si lideri liberal dhe reformator. Ngushëllimet i shkojnë familjes, si dhe miqve e dashamirësve të shumtë të tij. I paharruar!”, ka shkruar presidenti shqiptar.



 
															






