Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj, gjatë një vizite zyrtare në Kosovë me rastin e 50-vjetorit të themelimit të Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Kosovës, u prit nga Presidentja Vjosa Osmani.
Gjatë takimit, Begaj dhe Osmani riafirmuan bashkëpunimin e ngushtë dhe të palëkundur ndërmjet Shqipërisë dhe Kosovës, duke theksuar rëndësinë e projekteve të përbashkëta zhvillimore që forcojnë integrimin rajonal dhe perspektivën europiane.
“Momentumi historik i Shqipërisë drejt BE forcon edhe pozitën ndërkombëtare të Kosovës”, ka shkruar Begaj në Facebook.











