Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj, i ka shprehur mirënjohjen shtetit të Bahamas, për njohjen e Kosovës.
Ai ka thënë se ky është kontribut domethënës për paqen, stabilitetin dhe forcimin e rendit ndërkombëtar në këtë rajon.
‘‘Shpreh mirënjohjen time të sinqertë për Bahamas për njohjen e Kosovës, një kontribut domethënës për paqen, stabilitetin dhe forcimin e rendit ndërkombëtar në rajonin tonë’’, ka shkruar Begaj.














