Presidenti Bajram Begaj ka dekretuar lirimin nga detyra të zonjës Besiana Kadare, e cila mbante postin e Ambasadores së Jashtëzakonshme dhe Fuqiplotë të Republikës së Shqipërisë pranë Organizatës së Kombeve të Bashkuara për Edukimin, Shkencën dhe Kulturën (UNESCO).
Besiana Kadare u emërua në këtë post në tetor të vitit 2021 nga Presidenti i atëhershëm Ilir Meta. Para kësaj detyre, ajo ka shërbyer për disa vite si Ambasadore e Shqipërisë në OKB.
D E K R E T
PËR LIRIM AMBASADORI NGA DETYRA
Në mbështetje të nenit 92, shkronja “dh”, nenit 93 të Kushtetutës, si dhe nenit 26, pika 2 të ligjit nr. 23/2015, “Për shërbimin e jashtëm të Republikës së Shqipërisë”, me propozim të Kryeministrit,
D E K R E T O J:
Neni 1
Zonja Besiana Kadare lirohet nga detyra e Ambasadorit të Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë të Republikës së Shqipërisë pranë Organizatës së Kombeve të Bashkuara për Edukimin, Shkencën dhe Kulturën (UNESCO), rezident.
Neni 2
Ky dekret hyn në fuqi menjëherë./rtsh.al/
The post Begaj liron nga detyra Ambasadoren e Shqipërisë pranë UNESCO-s, Besiana Kadare appeared first on Kosovapost.net.