Mohamed Salah i ka shtuar një tjetër vlerësim karrierës së tij të jashtëzakonshme. Sulmuesi egjiptian i Liverpool, u nderua të martën në mbrëmje si “Lojtari më i mirë i sezonit të fundit të Premier League”.
Salah shfrytëzoi rastin për të diskutuar garën për titull. Komentet e tij i habitën shumë, pasi egjiptiani e emëroi Arsenal si kandidatin kryesor për të fituar titullin e Premier League. “Ata kanë një ekip të shkëlqyer, ashtu si vitin e kaluar”, tha Salah.
“Sipas mendimit tim, ata janë favoritë tani, sepse disa lojtarë kanë luajtur së bashku për pesë vjet dhe kjo i bën ata shumë të fortë“, shtoi egjiptiani.
“Kanë bërë edhe një merkato të mirë, ashtu sikurse edhe ne, ndaj i shoh favoritë. Natyrisht edhe ne jemi aty dhe do të luftojmë deri në fund për ta mbrojtur titullin kampion”, tha Salah.
The post Befason Salah: Kanë bërë merkato të fuqishme, ata janë favoritët kryesorë në Premier appeared first on Telesport.










