Befason Kaci: Nën 10 mijë euro as nuk e kisha prekur klientin

Stilisti Kaci Lleshi ka qenë i ftuar së fundmi në “Elite Way”, ku ka folur për profesionin që e ushtron prej shumë vitesh.

Ndër të tjerash ai është pyetur edhe për çmimet e larta pasi ka pasur vazhdimisht komente e reagime.

Kaci thotë se ai e vlerëson veten edhe më shumë, por e respekton së pari shtetin ku ndodhet, sepse do të vepronte ndryshe.

Foto: Screenshot/TikTok

Sipas tij, çmimi nuk bën të arsyetohet, pasi nën 10 mijë euro as nuk do e kishte prekur klientin.

“Është bërë e tepërt kjo puna e çmimeve, unë e vlerësoj veten shumë më shumë se ato çmime. Derisa çdo frizurë timen, nesër e shoh te çdo frizer na bëjnë edhe ‘tag’, kështu që ato çmime është pak marre edhe me i diskutu”, u shpreh ai.

Tutje tha: “Unë duke e respektu vendin tim, për atë çmim nuk ia vlen as me u çu me punu, por e dua punën time profesionin tim, edhe prej ditës së parë nuk e kemi bërë vetëm për pare”.

“Unë më dhimbset vetja me e kap krahërin për 10 mijë euro. Kështu që ai çmim nuk bën as të flitet. Çmimi arsyetohet. Nër 10 mijë euro nuk kisha bërë frizurë, nuk e kisha prek as klientin. Vetëm jam ku jam, në Kosovë, e dua vendin tim e dua popullin tim. Ai çmim për mua 400 euro hiç nuk e vlerësoj, si çmim, nëse e shikoj me e vlerësu veten”, shtoi ndër tjerash Kaci.