Befason Jose Mourinho: Nuk e kam problem që një ditë të drejtoj Juventus

Në Torino do të luhet sot sfida e Champions League mes Juventus dhe Benfica. Një rikthim në Itali për trajnerin portugez Jose Mourinho, që synon të surprizojë me skuadrën e tij në përballjen me bardhezinjtë.

Është një finale si çdo finale tjetër. Natyrisht, duke parë renditjen, duhet të fitojmë. Nuk e di sa pikë do të jenë të mjaftueshme dhe do ta zbulojmë vetëm në fund. Ka pak presion, por e dimë që duhet të fitojmë dhe e dimë kundër kujt po luajmë”, tha Mourinho.

“Do të përpiqemi të fitojmë dhe në fund do të shohim se çfarë na mungon në ndeshjen e fundit për t’u kualifikuar”, shtoi trajneri portugez, që foli për kolegun Luciano Spalletti: “Cilësi, sepse skuadra ka një kulturë taktike. Pres një skuadër që dëshiron të luajë ndeshjen dhe të jetë protagonist”.

“Nuk e kam njohur kurrë Luciano pa lojtarë të rëndësishëm: ai kishte shumë cilësi te Roma, e gjeta te Napoli dhe tani te Juve. Kur një trajner i mirë ka lojtarët më të mirë në vend, mund të presësh vetëm cilësi. Ekipet e tij janë të organizuara dhe luajnë shpejt, vertikalisht. Ai është një trajner shumë i mirë“, shtoi Mourinho.

Në lidhje me pritjen që do t’i rezervojnë tifozët e Juventus, ai tha: “Kam luajtur këtu me Inter, Roma dhe Manchester United dhe e di se çfarë pres. Por është fantastike të luash këtu, një stadium modern, në kuptimin e një stadiumi futbolli me një atmosferë shumë intensive dhe shumë të ngrohtë, tipike për Juventus”.

“A do ta drejtoja një ditë Juventus? Sigurisht që po. Për mua, e vetmja surprizë është kur trajnerët pa histori kanë mundësinë të stërvisin ekipet më të mira në botë. Kjo është surpriza e vërtetë. Kur Milani merr Max, Juve merr Luciano dhe Roma merr Gasperini, nuk është kurrë surprizë për mua”, përfundoi Mourinho.

The post Befason Jose Mourinho: Nuk e kam problem që një ditë të drejtoj Juventus appeared first on Telesport.