Në prag të ndeshjes vendimtare të Champions League kundër Union Saint-Gilloise, sulmuesi Mauro Icardi foli hapur për situatën e tij personale dhe profesionale. Sulmuesi i Galatasaray përsëriti se nuk i kishte parë vajzat e tij për pesë muaj, një situatë komplekse për të cilën klubi i dha leje të veçantë.
“Nuk është justifikim, pasi unë bëj punën time çdo ditë. Paguhem për të qenë profesionist, për të dhënë gjithçka, për të shënuar gola. Kjo është puna ime, unë duhet të shënoj gola“, tha Icardi.
Icardi theksoi se jeta e tij private nuk ndikon në performancën e tij: “Të gjithë kanë probleme personale. Unë përpiqem t’i zgjidh edhe ato, por të qenit larg vajzave të mia nuk është justifikim.”
Argjentinasi më pas kujtoi se shpesh luante në gjendje të pasigurt fizike. “Që kur kam qenë te Galatasaray, gjithmonë kam pasur dhimbje dhe lëndime. Ndonjëherë kam dhimbje në thembër ose kyçin e këmbës dhe luaj me injeksione. Ndeshje çdo tre ditë, stërvitje intensive: por gjithmonë jap gjithçka“, tha argjentinasi.
I vetëdijshëm për rolin e tij në dhomën e zhveshjes, Icardi theksoi rëndësinë e lidershipit: “Unë jam një lojtar kyç, unë jam kapiteni. Gjithmonë dua të jem 100%, edhe pse pothuajse kurrë nuk kam qenë vërtet kështu në karrierën time.”
“Ne kemi një ëndërr: të vazhdojmë të fitojmë në Champions League dhe të avancojmë në raundin tjetër. Pasi humbëm në ndeshjen e parë, kemi siguruar tre fitore vendimtare. Besojmë se mund të shtojmë edhe një të katërt“, tha Icardi.
The post Befason Icardi: Asnjëherë në karrierën time nuk kam qenë në 100% të formës time appeared first on Telesport.











