Befasohet Real Madrid nga Girona në ‘Santiago Bernabeu’ (Video)

Pas tetë ndeshjeve pa humbje, Real Madridi është mposhtur nga Girona 1-2 në ‘Santiago Bernabeu’.
Ekipi i Solarit gjithashtu në tetë ndeshjet e fundit ka arritur vetëm njëherë ta mbajë portën e paprekur.
Në fakt, ndeshja dhe pjesa e parë shkoi në mënyrë fantastike për vendasit, që shëuan edhe gol me anë të Casemiros (25′), pas krosimit nga Toni Kroos.
Pjesa e dytë ndërroi gjithçka. Fillimisht, Cristian Stuani (65′) barazoi rezultatin me anë të një penalltie.
Kur pritej që Reali të shënonte golin e avantazhit, ndodhi befasia. Portu (75′) shfrytëzoi mjaft mirë topin e kthyer nga pritja e Courtois për të shënuar golin e një fitoreje të madhe.
Në fund të ndeshjes,  Sergio Ramos u ndëshkua me kartonin e dytë të verdhë.

https://www.youtube.com/watch?v=yUKfXGMgKNw