Befasi në Mynih, Bayern gati 45 mln euro për yllin e kombëtares angleze

Surprizë e madhe në Mynih. Bayern raportohet se ka interes për yllin e Manchester United, Marcus Rashford.

Anglezi nuk ka më të ardhme në “Old Trafford” dhe po mendon largimin përfundimtar nga “Djajtë e kuq”. Kontrata e tij aktuale skadon në 2028, por dihet se do të shitet dhe vlera e tij është 45 mln euro.

Bayern e sheh anglezin si lojtar interesant, i cili mund të “ringjallet” në Mynih. 45 mln euro janë pak në tregun e sotëm të merkatos, kështu që Bayern po mendon të rrezikojë me një blerje të tillë.

The post Befasi në Mynih, Bayern gati 45 mln euro për yllin e kombëtares angleze appeared first on Telesport.