Kandidati për Kryeministër i PDK-së ka thënë se viti 2025 ishte vit i jostabilitetit.
“Viti 2025 ishte vit i jostabilitetit. Vit i përçarjeve politike. Vit i shtrenjtë, i lodhshëm dhe i pashpresë për qytetarët. Le ta përmirësojmë këtë. Viti 2025 ishte viti i pestë pa presidentin Thaçi, kryetarin Veseli, bacin Jakup e Rexhën në Kosovë. Por, në vitin 2026 edhe ata do të rikthehen pranë nesh, pranë familjeve të tyre, në shtetin e tyre. Në vitin 2026, të gjithë duhet të jemi bashkë”, ka thënë Hamza.
Ai ka thënë se në vitin 2026 duhet të hyjmë me stabilitet politik, me stabilitet ekonomik, me stabilitet shoqëror.
“Në vitin 2025 u përballëm me rritje të lartë të çmimeve. Pagat dhe pensionet mbetën të njëjta dhe standardi i jetës u përkeqësua. Le ta përmirësojmë këtë gjendje. Le ta rrisim mirëqenien e qytetarëve në vitin 2026. Le t’i rrisim pagat dhe pensionet. Le ta bëjmë 2026-ën vit të ndryshimit të vërtetë, të përparimit të mirëfilltë, duke marrë masa që në produktet bazë dhe në energjinë elektrike të ulet TVSH-ja dhe të zbriten çmimet e tyre”, ka thënë Hamza.
“Ne mund ta bëjmë këtë! Jemi të vendosur ta bëjmë!”, ka thënë ai.











