Bedri Hamza tregon pse asnjë qytetar nuk e ka vështirë të vendosë për #MaMirë më 9 shkurt

Bedri Hamza ua ka thjeshtuar qytetarëve jashtëzakonisht vendimin për të votuar më 9 shkurt.

Përmes një postimi për takimin e mbajtur me banorët e lagjes “Dardania” në Prishtinë, Hamza ka thënë se asnjë qytetar nuk e ka vështirë të vendosë për #MaMirë më 9 shkurt.

Sipas tij, çdo qytetar thjesht duhet të krahasojë sa i është përmirësuar jeta gjatë këtyre katër vjetëve? Sa është shtrenjtuar shporta e tij si konsumator? A është duke i rritur fëmijët më lehtë dhe a po arsimohen ata më mirë? Kujdesi ndaj të moshuarve a është përmirësuar? Po shërbimet shëndetësore?

Hamza ka thënë se këto janë shqetësimet e përditshme të të gjithë qytetarëve tanë dhe ai ofron zgjidhje për to.

“Atmosferë e mrekullueshme edhe në lagjen “Dardania” të Prishtinës.
Asnjë qytetar nuk e ka vështirë të vendosë për #MaMirë më 9 shkurt. Thjesht duhet të krahasojë sa i është përmirësuar jeta gjatë këtyre katër vjetëve? Sa është shtrenjtuar shporta e tij si konsumator? A është duke i rritur fëmijët më lehtë dhe a po arsimohen ata më mirë? Kujdesi ndaj të moshuarve a është përmirësuar? Po shërbimet shëndetësore?
Këto janë shqetësimet e përditshme të të gjithë qytetarëve tanë. Unë ofroj zgjidhje për to!
Vendosni për Kosovën që mundet ma mirë! #PDK131”, ka shkruar Hamza:

Link: https://www.facebook.com/share/p/1VPokG3nXS/