Bedri Hamza sonte mban tubim me qytetarët në Shalë të Lipjanit

Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza sonte do të mbaj tubim me qytetarët në fshatin Shalë të Lipjanit. 

Takimi do mbahet në ora 18:00 në sallën e sporteve “Ibrahim Banushi”, shkruan Demokracia.com

Bashkë me Hamzën në tubim do jenë edhe kandidatët për deputetë nga komuna e Lipjanit.