Bedri Hamza: Saherë ka nevojë për Mitrovicën jam aty

Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza, i ftuar në Pressing në T7, tha se do të jetë gjithmonë për Mitrovicën.

Ai deklaroi se “në masë të madhe i ka rezalizu premtimet, në një situatë jo të lehtë edhe financiare”.

“Saherë ka nevojë për Mitrovicën gjithmonë jam aty, interesi shtetëror institucional, pastaj partia politike. Kurrë nuk kam me kthy në të kundërtën”, u shpreh Hamza.