Kryetari i PDK-së, Bedri Hamza, ka zhvilluar një takim me kryetarin e Drenasit, Ramiz Lladrovci, ku ka ritheksuar përkushtimin e tij të vazhdueshëm ndaj Partisë Demokratike të Kosovës.
Në një postim në Facebook, Hamza ka theksuar se gjatë bisedës me Lladrovcin kanë ripohuar se ai “ka qenë, është dhe mbetet PDK”.
“Drenasi është komuna e shtatë ku vizioni i heronjve tanë të luftës dhe paqes vazhdon të jetë bastion i fitoreve, në zemrën e Kosovës. Energjitë e bastionit të UÇK-së dhe PDK-së, në Drenasin e dëshmorëve dhe martirëve, me qeverisjen e shkëlqyer, do të jenë dëshmi e unitetit tonë për fitoren e 28 dhjetorit. Të bashkuar, gjithmonë të fituar!”, ka shkruar Hamza.











