Bedri Hamza: Prioriteti ynë kryesor është zhvillimi i qëndrueshëm ekonomik

Kandidati për kryeministër i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, ka ritheksuar përkushtimin e tij dhe të partisë për zhvillimin e qëndrueshëm ekonomik, duke e vënë këtë si prioritet kryesor të qeverisjes së ardhshme.

“Përpara kemi një sfide të re: Ta çojmë Kosovën edhe më lartë. Para juve garojmë me program dhe vizion të qartë. Prioritet i yni kryesor është: Zhvillim i qëndrushëm ekonomik, krijimi i kushteve për jetesë ku njerëzit dhe qytetarët e Kosovës do të kenë mundësi që të kenë jetë të dinjitetshme në Kosovë.” – tha Hamza.