Bedri Hamza për koalicionin e PDK-së me Eman Rrahmanin: Qëllimi është të bashkohemi dhe ta ndryshojmë gjendjen në vend

Kryetari i PDK-së, Bedri Hamza ka treguar zyrtarisht se partia e tij ka lidhur koalicion me Eman Rrahmanin e Listës për Familje.

Ai tha se marrëveshja e arritur është para dhe paszgjedhore.

“Kemi bërë bashkëpunim para dhe paszgjedhor”, u shpreh Hamza.

“Ne jemi të hapur gjithmonë. Kemi prurje të reja, të gjinive të ndryshme, finalizuam marrëveshjen me “Listën për Familjen” që është vlerë e shtuar dhe jemi gjithmonë të hapur që në të ardhmen të na bashkëngjiten edhe të tjerë”.

Pos tjerash, i pari i PDK-së tha se ky koalicion mes dy partive, është i qëndrueshëm.

“Sa i përket bashkëpunimit jemi të hapur, për interesat e PDK-së, duke respektuar kërkesat dhe interesat e të tjerëve. Kemi bërë hapje, kemi prurje të reja, njerëz të profesioneve të ndryshme, moshave e gjinive, e sot e finalizum me Listën Familja, që është vlerë e shtuar. Jemi të hapur që në të ardhmen të na bashkangjiten të tjerë. Ne jemi në komunikime nëse ka marrëveshje do ta bëjmë publike, njerëzit kanë drejtë me bo koalicione, prap do të jenë të vlerësuar nga ana jonë”, tha Hamza.

Nga ana tjetër, Eman Rrahmani tha se me Bedri Hamzën kanë pasur bashkëpunim të ndërsjellë herë pas here, teksa falënderoi atë dhe Partinë Demokratike të Kosovës.

“Në këto zgjedhje kemi vendosur të rrugëtojmë me PDK-në”, tha ai.

PDK-ja zyrtarizon koalicionin me Eman Rrahmanin