Në fund të fjalimit të tij, Bedri Hamza ka thënë se në këtë konventë po lind kapitulli i ri i PDK-së.
“Po lind kapitulli i bashkimit, i hapjes, i respektit të brendshëm dhe i fuqizimit të vlerave që gjithmonë na kanë dalluar. PDK është gati. Kosova është gati. E kemi besimin e njerëzve që duan një shtet që i ngjan sakrificës së tyre, jo një shtet që qeveriset me aventura politike. Së bashku do ta çojmë Kosovën përpara. Së bashku do ta hapim kapitullin e stabilitetit dhe zhvillimit. Le të dalim nga kjo sallë më të fortë, më të vendosur dhe më të bashkuar, si një trup i vetëm. Sepse, sot nuk ka humbës, por vetëm fitues. Dhe fituese është PDK-ja dhe demokracia jonë. Ne jemi PDK-ja! Jemi guximi! Jemi shpresa! Së bashku do ta fitojmë. Për qytetarët, për të ardhmen, për Kosovën. U jam thellësisht mirënjohës të gjithëve për besimin tuaj. Është nderi im jetësor dhe përgjegjësia ime më e madhe të bëhem kryetar i juaji. Besimin tuaj do ta nderoj me krejt qenien time. Faleminderit të gjithëve!”, ka thënë Hamza.









