Bedri Hamza ka shkruar në Facebook pasi është zgjedhur kryetar i PDK-së. Ai ka thënë se është nder i jashtëzakonshëm dhe një përgjegjësi e madhe.
Kryetari i ri i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, e ka cilësuar si nder të jashtëzakonshëm dhe përgjegjësi të madhe, zgjedhjen e tij në krye të kësaj partie.
Hamza ka thënë se si Kryetar i PDK’së do t’i shërbejë vendit me përkushtim dhe vendosmëri.
“Një nder i jashtëzakonshëm dhe një përgjegjësi e madhe. Si Kryetar i PDK-së, do t’i shërbej vendit me përkushtim dhe vendosmëri. Bashkë për qytetarët dhe Kosovën. Bashkë për PDK-në dhe fitoret që po vijnë”, ka thënë Hamza.
Hamza u zgjodh Kryetar i PDK’së në Konventën e sotme, që u mbajtë pas dorëheqjes së Memli Krasniqit.
Kundër tij nuk kishte asnjë votë, teksa Enver Hoxhaj nuk mori pjesë fare në votim meqë e cilësoi si garë të mbyllur.











