Bedri Hamza ngushëllon qeverinë amerikane për jetët e humbura nga përplasja e aeroplanit me helikopter në SHBA

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka reaguar pas përplasjes së një aeroplani dhe një helikopteri të ushtrisë amerikane në Uashington.

Ai i ka shprehur ngushëllime qeverisë dhe popullit amerikan, duke thënë se Kosova qëndron pranë SHBA-së.

“Një lajm i tmerrshëm nga Uashingtoni këtë mëngjes. Ngushëllime familjeve dhe miqve të atyre që humbën jetën në përplasjen, popullit amerikan, qeverisë amerikane dhe ushtrisë amerikane. Lutjet tona janë me ta, me të lënduarit dhe të pagjeturit. Kosova qëndron pranë SHBA-së në këtë orë tragjike”, ka shkruar Hamza.