Kandidati për kryeministër nga Partia Demokratike e Kosovës, Bedri Hamza, ka vizituar sot Rahovecin, të cilin e quajti “kryeqytetin e bujqësisë”.
Përmes një postimi në Facebook, Hamza u shpreh mirënjohës për bujqit dhe punëtorët e ndershëm të këtij rajoni që, sipas tij, janë “heronjtë e punës së përditshme”, të cilët me mundin e tyre e mbajnë gjallë traditën dhe kontribuojnë në forcimin e shtetit.
“Në Rahovec, në kryeqytetin e bujqësisë! Me heronjtë e punës së ndershme, që e punojnë tokën, e ruajnë traditën dhe kontribuojnë për forcimin e shtetit tonë. Bashkë. Përpara. Për Rahovecin. Për Kosovën. Për të ardhmen e përbashkët!”, ka shkruar Hamza.













