Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, ka reaguar pas lajmit për ndarjen nga jeta të Nexhat Dacit, duke e cilësuar atë si një humbje të rëndë për Kosovën, në ditën e parë të vitit 2026.
Hamza vlerësoi kontributin e Dacit si institucionalist dhe akademik të përkushtuar, i cili, sipas tij, dha një ndihmesë të çmuar në jetën publike të vendit, duke besuar në rendin kushtetues, dialogun institucional dhe dijen si udhërrëfyes të shoqërisë.
“Trashëgimia e akademik Nexhat Dacit është pjesë e pandashme e themeleve të shtetndërtimit të Kosovës”, ka theksuar Hamza.
Në fund të reagimit të tij, kryetari i PDK-së ka shprehur ngushëllime të sinqerta për familjen Daci, miqtë dhe të gjithë bashkëpunëtorët e tij.










