Bedri Hamza me tubime sot në Drenas, Fushë Kosovë dhe lagjen “Dardania” në Prishtinë

 

Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza sot ka një agjend të ngjeshur.

Fillimisht në ora 17:00, Hamza do ta ketë tubimin përmbyllës zgjedhor me qytetarët e Drenasit, shkruan Demokracia.com

Takimi do mbahet në sallën e sportit “Hysni Jetullahu” në fshatin Poklek.

Pas takimit në Drenas, Hamza në ora 18:00 do të takohet me qytetarët e Fushë Kosovës.

Takimi do mbahet në shkollën “Mihal Grameno”./Demokracia.com/

Kandidati për Kryeministër i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza sot nga ora 19:00 poashtu mban tubim me qytetarët e lagjes Dardania, në Prishtinë. Tubimi mbahet tek Shkolla “Dardania”.