Bedri Hamza: Kur fiton Arian Tahiri, fiton Mitrovica

Kryetari në largim i Mitrovicës, Bedri Hamza, ka bërë një thirrje publike për qytetarët e Mitrovicës që në zgjedhjet e nesërme të votojnë kandidatin Arian Tahiri.

Hamza ka theksuar se Mitrovica është më shumë se një qytet me fqinj e miq, duke e përshkruar si një “familje të madhe”.

Ai ka apeluar që qytetarët të mbështesin Arian Tahirin, të cilin e ka cilësuar si “djalin e Mitrovicës që e ka bërë fushatën me zemër qytetare”.