Bedri Hamza kërkon rinumërim të plotë të votave në gjithë Kosovën

Kryetari i PDK-së, Bedri Hamza, ka reaguar pas zbulimit të mospërputhjeve të mëdha gjatë rinumërimit të pjesshëm të votave, duke i cilësuar ato si alarm serioz për procesin zgjedhor.

“Në këto rrethana të krijuara, rinumërimi i plotë i votave në të gjithë Kosovën është hap i domosdoshëm dhe i drejtë,” ka deklaruar Hamza.

Ai ka theksuar se institucionet përgjegjëse kanë obligim kushtetues të veprojnë menjëherë për mbrojtjen e integritetit të procesit zgjedhor, duke paralajmëruar se çdo vonesë apo hezitim përbën cenim të drejtpërdrejtë të besimit qytetar.

Link: https://www.facebook.com/share/p/17xDy6vPZj/?mibextid=wwXIfr