Bedri Hamza: Çmimet u rritën e rryma u shtrenjtua, por pagat mbetën të njëjta

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka mbajtur një tubim me qytetarët e Fushë Kosovës.

Ai ka thënë se çmimet janë rritur e rryma është shtrenjtuar, por pagat kanë mbetur të njëjta.

Hamza, duke premtuar rritje pagash për 50%, ka thënë se do ta ndryshojë këtë gjendje.

“Çmimet u rritën. Rryma u shtrenjtua. Pagat mbetën të njëjta. Si anekënd Kosovës, pasojat po i ndjejnë edhe qytetarët e Fushë Kosovës. Mirëqenia arrihet me politika të përgjegjshme dhe me një qeveri që punon. Bashkë. Përpara. #PDK130”, ka shkruar Hamza.