Në objektin e Presidencës kanë filluar të vijnë liderët e partive politike.
I pari që arriti në takim është kryetari i sapozgjedhur i PDK-së, Bedri Hamza.
Hamza këtë herë e përfaqëson PDK-në, për dallim nga takimet e kaluara kur partia përfaqësohej nga tanimë kryetari i dorëhequr, Memli Krasniqi.
Në takim me presidenten Vjosa Osmani do të diskutohet mundësia e datave të zgjedhjeve të jashtëzakonshme./Lajmi.net/










