Beckham i thur lavde ish-shokut të skuadrës: Carrick, trajneri më i mirë që United ka pasur në dhjetë vjet

Legjenda e Manchester United, David Beckham, ka lëvduar shumë trajnerin Michael Carrick, duke sugjeruar se ai ka sjellë një nivel stabiliteti të paparë në Old Trafford për një dekadë. Ish-mesfushori beson se ish-shoku i tij i skuadrës zotëron temperamentin ideal për të udhëhequr klubin gjatë tranzicionit aktual dhe për të siguruar një vend në Champions League sezonin e ardhshëm.

Carrick ka mbikëqyrur një kthesë të jashtëzakonshme që nga zëvendësimi i Ruben Amorim më 13 janar. Në 75 ditët e tij në krye, 44-vjeçari ka menaxhuar 10 ndeshje në Premier League, duke siguruar shtatë fitore, dy barazime dhe duke pësuar vetëm një humbje. Klubi ka mesatarisht 2.30 pikë për ndeshje nën drejtimin e tij.

Duke folur për “talkSPORT”, Beckham beson se trajneri Carrick ka bërë një punë të jashtëzakonshme. Kur u pyet për përmirësimin, ai deklaroi: “Po, duhet ta pranoj, muajt e fundit kanë qenë shumë më të rehatshëm se 10 vitet e fundit, për të qenë i sinqertë. Ka qenë e vështirë gjatë asaj kohe”.

Mendoj se Michael ka përvojë, ka një qetësi që e ka sjellë në klub. Ai e njeh klubin. Ai i njeh lojtarët. Ai e di mënyrën se si luan Manchester United dhe mënyrën se si duhet të luajë Manchester United“, tha më tej Beckham, që dikur ka luajtur me Carrick me fanellën e “djajve të kuq” në kohën e sir.Alex Ferguson.

Gjithmonë më ka pëlqyer Michael si trajner. Kur e shikon, ka një qetësi, ka një elegancë kur ndodhet anash fushës, mënyra se si drejton, si festoon apo edhe kur zemërohet. Të gjitha këto gjëra janë të rëndësishme për një trajner. Mënyra se si e ka mbledhur ekipin dhe e ka bashkuar ka qenë e pabesueshme. Dhe mendoj se si një tifoz i United, është pikërisht ajo që na duhej“, tha Beckham

The post Beckham i thur lavde ish-shokut të skuadrës: Carrick, trajneri më i mirë që United ka pasur në dhjetë vjet appeared first on Telesport.