Pak ditë para sfidës që do të përballë Inter Miami-n e tij me PSG-në, David Beckham i është nënshtruar një ndërhyrjeje kirurgjikale. 50-vjeçari, zbulon “The Sun”, ka vendosur të operohet për një frakturë në kyçin e dorës, që daton 22 vite më parë, të pësuar gjatë një ndeshjeje miqësore mes Anglisë dhe Afrikës së Jugut.
Operacioni u bë i domosdoshëm për shkak të dhimbjeve të forta të ndjera së fundmi, pasi një vidë e vendosur atëherë si përforcim ishte zhvendosur dhe ngulur tashmë në parakrah. Ndërhyrja kirurgjikale ka përfunduar me sukses.
Fotografinë e Beckham-it në një shtrat spitali me dorën e fashuar e ka realizuar bashkëshortja e tij, Victoria, e cila e ka postuar gjithçka në rrjetet sociale. Krahas fotos, edhe një mesazh i ndjerë: “Shërohu shpejt, babi!” Më pas edhe një foto tjetër, ku shfaqet një varëse me të njëjtin mesazh.
The post Beckham fotografohet në një shtrat spitali; fajin e ka dëmtimi i 22 viteve më parë appeared first on Telesport.