Bebe Rexha publikon të tjera imazhe nga festa e ditëlindjes dhe paraqitja e fundit në festivalin ‘Zurich Openair’

Bebe Rexha, ylli ndërkombëtar i muzikës pop, ka publikuar një seri fotografish nga një fundjavë plot ngjyra, muzikë dhe festë për të shënuar ditëlindjen e saj të 36-të.

Artistja performoi në njërin nga festivalet më të mëdha në Zvicër, Zurich Openair 2025, pikërisht në ditëlindjen e saj më 30 gusht, përpara një publiku të zjarrtë.

Në një nga fotot e publikuara në Instagram, shfaqet një fans duke mbajtur një pankartë me mesazhin “LET’S DANCE”, me një kolazh fotografish që përfshijnë edhe një pozë ikonike të Bebes – një moment që duket se ka emocionuar këngëtaren.

Foto: Bebe Rexha/Instagram

Para ngjitjes në skenë, Bebe ndau momente nga prapaskena, ku ajo përgatitej me glam-squad-in e saj. Në një nga fotot më virale, ajo është duke marrë grim ndërkohë që tregon fleksibilitetin e saj me një pozë energjike, duke ecur drejt performancës me stil dhe karizëm.

Pas koncertit, festa nuk përfundoi aty. Bebe dhe shoqëria e saj vazhduan atmosferën në një after party në një nga klubet më të njohura, “Jade Club”, ku ajo u pa duke kërcyer dhe festuar në orët e para të mëngjesit.

Foto: Bebe Rexha/Instagram

Me një kurorë “Happy Birthday” në kokë dhe një buzëqeshje që fliste vetë, këngëtarja ndau çaste intime dhe spontane me ndjekësit e saj në rrjete sociale.

Foto: Bebe Rexha/Instagram

Pamjet nga nata përfshijnë edhe momente të çmendura dhe plot energji, si ajo ku Bebe pozon me syze të zeza të mëdha dhe nxjerr një copë akull nga goja – një foto që reflekton frymën rockstar të saj dhe gëzimin që e ka shoqëruar në këtë përvjetor.

Pas festës në Zvicër, ajo udhëtoi menjëherë drejt Gjermanisë ku kishte një tjetër performancë të rëndësishme. Edhe pse ishte vetëm një ditë larg ditëlindjes, energjia e saj në skenë mbeti po aq elektrizuese.

Foto: Bebe Rexha/Instagram
Foto: Bebe Rexha/Instagram
Foto: Bebe Rexha/Instagram