Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Bebe Rexha, ka paralajmëruar projektin e saj më të ri muzikor, këtë herë në bashkëpunim me muzikantin e njohur belg, Netsky.
Kënga mban titullin “Light That Leads Me”, dhe ka qenë e prezantuar në disa festivale ndërkombëtare gjatë verës, por tani do të publikohet zyrtarisht për publikun më të premten.
Vetë Bebe ka ndarë lajmin me ndjekësit e saj në rrjetet sociale, ku ka shfaqur entuziazmin për këtë bashkëpunim.

“Jam shumë e lumtur që jam pjesë e këtij projekti të mrekullueshëm drum and bass me të jashtëzakonshmin @netskyofficial. Shpresoj ta pëlqeni po aq sa e dua unë. Del këtë të premte!”, ka shkruar ajo në InstaStory.
Në dëgjimin e parë, “Light That Leads Me” duket të jetë një projekt mjaft premtues për t’u shndërruar në hit, duke qenë se i përket zhanreve electro house dhe drum & bass, ku energjia e stilit të Netsky ndërthuret me vokalin karakteristik të Bebe Rexhës.
Ky bashkëpunim pritet të jetë një tjetër sukses ndërkombëtar në karrierën e artistes shqiptare, e cila vazhdon të mbetet një nga emrat më të spikatur të skenës muzikore botërore. @beberexha