Beatrix Ramosaj shkëlqen me një pamje sportive në New York

Beatrix Ramosaj ka tërhequr vëmendjen e rrjeteve sociale me një paraqitje të freskët dhe plot stil në rrugët e New York-ut.

Artistja shqiptare, e njohur për elegancën dhe sharmin e saj natyral, ka publikuar një fotografi ku duket e pabesueshme, duke rrezatuar vetëbesim dhe hijeshi nën rrezet e diellit.

E veshur me një bluzë të shkurtë të bardhë me motive verore dhe një palë streçe ngjyrë bezhë që theksojnë linjat e saj perfekte, Beatrix ka treguar edhe një herë se di të kombinojë thjeshtësinë me hijeshinë, duke sjellë një pamje sportive, por tepër stil.

Foto: Beatrix Ramosaj/Instagram

Me një kafe të ngrohtë në dorë dhe një qëndrim plot energji pozitive, ajo ka transmetuar një ndjesi lirie, mirëqenieje dhe vetëbesimi – dukshëm e lidhur me stilin e jetës në një metropol si New York-u.

Flokët e kapura mbrapa, grimi i lehtë dhe aksesorët minimalë – përfshirë një orë smart dhe një varëse delikate – e plotësojnë pamjen e saj të kuruar deri në detaj.

Foto: Beatrix Ramosaj/Instagram

Ndjekësit e saj kanë shpërthyer në komente pozitive, duke e komplimentuar jo vetëm për pamjen, por edhe për energjinë e mirë që ajo përcjell.

Beatrix ndodhet aktualisht në New York, një qytet që duket se përkon në mënyrë perfekte me shpirtin e saj artistik dhe stilin modern të jetesës.

Pavarësisht distancës nga Shqipëria, ajo vazhdon të mbetet një figurë shumë e ndjekur dhe e komentuar, si për talentin, ashtu edhe për stilin e jetës që ndan me ndjekësit e saj.

Foto: Beatrix Ramosaj/Instagram