Beatrix Ramosaj po fle mes ujqërve

Këngëtarja Beatrix Ramosaj prej kohësh po jeton në SHBA, ku duket se është shkëputur nga aktiviteti muzikor. Aktualisht, ajo është më aktive në rrjetet sociale, ku ndan përmbajtje që lidhen me kujdesin ndaj lëkurës dhe grimin.

Së fundmi, artistja është përballur edhe me një periudhë të vështirë familjare për shkak të sëmundjes së nënës së saj, çka ka reflektuar herë pas here në postimet e saj, shkruan “Kosovarja”.

Në një publikim të fundit në Instagram, Beatrix ka ndarë një imazh ku shihet një vajzë duke fjetur mes ujqërve.

Fotografia ka tërhequr vëmendje dhe ka ngritur pikëpyetje nëse përmes saj këngëtarja ka dashur të përcjellë një mesazh simbolik për veten.