Këngëtarja e njohur shqiptare, Beatrix Ramosaj, ka publikuar së fundmi një fotografi atraktive në llogarinë e saj zyrtare në Instagram, ku ka tërhequr vëmendjen e ndjekësve me paraqitjen e saj elegante në bikini.
Ajo po shijon disa ditë relaksi në Florida të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, dhe në imazhin e publikuar, Beatrix shihet buzë pishinës, duke vënë në pah linjat e saj trupore të tonifikuara dhe elegancën natyrale që e karakterizon.
Interpretuesja e hitit “Faj” është e njohur për përkushtimin e saj ndaj palestrës dhe stilit të jetesës së shëndetshëm, çka reflektohet qartë në format trupore që shpeshherë vlerësohen nga fansat dhe ndjekësit e saj si inspirim për shumë vajza.

Edhe pse prej vitesh është shpërngulur në SHBA së bashku me familjen e saj, Beatrix i është larguar skenës muzikore dhe nuk ka sjellë projekte të reja, duke u fokusuar më shumë në jetën personale dhe angazhimet e tjera.
Pavarësisht mungesës në muzikë, ajo mbetet një prej emrave më të përfolur dhe të ndjekur në rrjete sociale, ku çdo postim i saj ngjall interes të madh në publik.



