Në fillim të javës, çmimet e naftës janë rritur.
Nafta e papërpunuar Brent po tregtohet me mbi 110 dollarë për fuçi, derisa vendet e Bashkimit Evropian po konsiderojnë vendosjen e sanksioneve ndaj naftës ruse.
Duke shtuar shqetësimet e tregut të naftës, rebelët Houthi sulmuan një rafineri të Saudi Aramco, duke ndërprerë përkohësisht prodhimin. Brent është rritur më shumë se 3 dollarë për fuçi, ndërsa nafta WTI po tregtohet me 107.88 dollarë për fuçi.
Çmimet u rritën përpara një serie takimesh këtë javë midis qeverive të BE-së dhe presidentit amerikan Joe Biden, ku evropianët do të shqyrtojnë nëse do të vendosin një kufizim të importit të naftës nga Rusia.
Bursa e Moskës është mbyllur për tre javë pas vendosjes së sanksioneve perëndimore ndaj Rusisë, por ka rifillon tregtimin në kushte të kufizuara, përcjell Telegrafi. Tregjet evropiane të aksioneve u mbyllën për të dytën javë radhazi, pavarësisht se kishte pak gjasa për një armëpushim midis Rusisë dhe Ukrainës.