Bashkimi Evropian ka njoftuar se përkohësisht do të pezullojë mbajtjen e takimeve me kryeministrin në detyrë, Albin Kurti, dhe me ministrat e kabinetit të tij brenda ndërtesës së Qeverisë së Kosovës.
Ky vendim do të mbetet në fuqi deri në formimin e një qeverie me mandat të plotë.
Lidhur me këtë ka reaguar ish-këshilltari i kryeministrit Kurti, Shkëlzen Gashi, i cili ka kërkuar një qasje më të ashpër ndaj Brukselit.
“Kryeministri i Kosovës, nëse ka këllqe, duhet me i thanë Zyrës së BE-së në Kosovë: brenda ndërtesës së Qeverisë së Kosovës ju pres veç kur ta njihni Kosovën shtet të pavarur e sovran,” ka shkruar Gashi.
Pas publikimit të aktgjykimit të Supremes, Qeveria në detyrë e kishte cilësuar si “shqetësues” dhe “arbitrar” këtë vendim të Gjykatës, ndërkaq Murati e kishte cilësuar si “absurd” dhe duke i kritikuar ashpër me emër gjyqtarët e Supremes.
Pas kësaj, Orav kishte deklaruar se sulmet ndaj gjykatësve dhe ndërhyrja në gjyqësor janë “të papranueshme”.
“Kjo letër po ashtu synon të shmangë çdo paqartësi apo keqinterpretim, siç ishin ato që rrethuan vizitën e fundit të përfaqësuesit të posaçëm të BE-së për dialogun Kosovë-Serbi [Peter Sorensen]. E vlerësojmë si thelbësore që angazhimet tona institucione të mbesin në linjë me kornizën kushtetuese të Kosovës dhe vendimeve të gjykatës së saj të lartë”, u tha në letrën që Orav i dërgoi Kurtit më 8 gusht.
Letra i referohet vizitës së Sorensenit në Kosovë të realizuar më 6 gusht. Gjatë kësaj vizite, ai kishte zhvilluar takim me Kurtin brenda ndërtesës së Qeverisë së Kosovës.
Kosova është me Qeveri në detyrë pasi që nga zgjedhjet e 9 shkurtit, vendi ende nuk ka institucione të reja.
Prej 15 prillit, Kuvendi ende nuk ka arritur të konstituohet, proces që do t’i hapte rrugë formimit të Qeverisë së re.
Kurti, që është zgjedhur deputet më 9 shkurt, ka deklaruar se nuk mund të ketë vakum në qeverisje, teksa ka hedhur poshtë thirrjet e bëra më herët nga partitë e tjera që mandatin e kaluar ishin në opozitë, që anëtarët e ekzekutivit që janë zgjedhur deputetë, të japin dorëheqje formale nga Qeveria.
The post BE pezulloi takimet në zyrat e Qeverisë, ‘shpërthen’ Gashi: Kurti nëse ka kë***e, t’ju thotë zyrtarëve evropian… appeared first on Kosovapost.net.