Prodhuesit e automjeteve nuk do të lejohen të shesin vetura të reja me benzinë/naftë në Evropë për 10 vjet.
Këtë javë, Komisioni Evropian (KE) – krahu ekzekutiv i BE-së – ripohoi angazhimin e tij ndaj qëllimit të shpallur fillimisht vite më parë: asnjë veturë e re që nxjerr emetimet e dioksidit të karbonit nga viti 2035.
Por, përpara se të ndodhë kjo, emetimet do të duhet të ulen me 55% deri në fund të kësaj dekade, përcjell Telegrafi.
Dhe ndryshimi i vë shumë kompani në rrezik të paguajnë gjoba të mëdha për tejkalimin e objektivave të emetimeve.
Megjithatë, KE planifikon t’u japë prodhuesve të automjeteve më shumë kohë për të përmbushur objektivat.
Në vend që të zbatojnë rregullat e reja në vitin 2025, kompanitë tani kanë kohë deri në vitin 2027 për t’u zbatuar.
BE planifikon gjithashtu të ndihmojë prodhuesit e automjeteve të përshpejtojnë adoptimin e automjeteve elektrike duke mbështetur prodhimin e baterive.