Bashkimi Evropian po shqyrton një propozim që potencialisht mund të kufizojë lëvizjet e diplomatëve rusë në të gjithë territorin e bllokut, sipas një dokumenti të shtuar në raundin e fundit të sanksioneve.
Plani do të prek anëtarët e misioneve diplomatike dhe konsullore të Rusisë, përfshirë stafin administrativ dhe teknik, si dhe anëtarët e familjes.
Nëse ky propozim miratohet, do të vendoset një detyrim për të dërguarit rusë që të njoftojnë qëllimin e tyre për të udhëtuar ose për të kaluar tranzit nëpër një shtet tjetër anëtar përtej kombit të tyre pritës.
Njoftimi duhet të lëshohet “të paktën 24 orë” para mbërritjes, thotë dokumenti, dhe përcakton mjetet e transportit dhe datën dhe pikën e hyrjes/daljes.
Shteti pritës do të ketë më pas mundësinë të lejojë ose jo kalimin.
Propozimi u shtua së fundmi nga Shërbimi Evropian i Veprimit të Jashtëm EEAS në paketën e 19-të të sanksioneve kundër Rusisë, e cila është aktualisht në proces negociatash.