Bashkimi Evropian i ka ndarë Kosovës 7.5 milionë euro për ta rritur qëndrueshmërinë energjetike.
Në njoftimin e Zyrës së BE’së thuhet se disbursimi i këtyre mjeteve shtesë në kuadër të Pakos së Mbështetjes Energjetike (IPA 2023), është bërë më 19 gusht, duke e rikonfirmuar përkushtimin e saj ndaj tranzicionit të gjelbër dhe energjisë së pastër të Kosovës.
“Me mbështetjen e BE-së në vlerë prej 75 milionë eurosh deri më tani: Mbi 200,000 familje kanë marrë ndihmë për faturat e energjisë. Mbi 3,600 shtëpi janë rinovuar për efiçiencë të energjisë. 28 objekte banesore të familjeve të cenueshme janë në rinovim e sipër. Mbi 40,000 familje dhe 154 biznese janë mbështetur me pajisje solare dhe pajisje me energji efiçiente”, thuhet në njoftim.
BE-ja ka thënë se qëndron pranë Kosovës dhe popullatës së saj në rrugën drejt energjisë së qëndrueshme, dekarbonizimit dhe sigurisë energjetike.
The post BE ia jep 7.5 milionë euro për ta rritur qëndrueshmërinë energjetike të Kosovës appeared first on Kosovapost.net.