Bayerni, i pandalshëm edhe në Paris. Kompany: Ndeshje e vështirë, fitorja jonë ishte e merituar

Bayern Munich triumfoi 2-1 ndaj PSG në një përballje dramatike të Ligës së Kampionëve, në kryeqytetin francez. Trajneri Vincent Kompany komentoi pas ndeshjes: “Më e rëndësishmja, gjë të cilën e shpresojmë, është që Hakimi të rikuperohet shpejt.

Sot ishte një ndeshje me shumë punë dhe emocione, këto janë ndjenjat e mia pas fundit të lojës. Në fund, ia dolëm së bashku. Do të donim të kishim vazhduar në pjesën e dytë si në të parën, por ndonjëherë gjërat ndryshojnë, siç ndodhi pas kartonit të kuq”.

Ai shtoi: “Dua që skuadra ta shijojë edhe momentin kur duhet të mbrohemi. Punojmë shumë për këtë në stërvitje, ndaj nuk u habita që e bëmë mirë. Pjesa e parë ishte shumë e kënaqshme, në të dytën duhej të luanim ndryshe. E dimë që Champions-i nuk është vendosur ende, por sot morëm tri pikë shumë të rëndësishme”.

The post Bayerni, i pandalshëm edhe në Paris. Kompany: Ndeshje e vështirë, fitorja jonë ishte e merituar appeared first on Telesport.