Bayern Munich ka fituar Kupën e Gjermanisë e njohur si DFB-Pokal, pasi që në stadiumin “Olympiastadion” mposhti në finale skuadrën Leipzig me rezultat 0- 3.
Ishte Robert Lewandowski, ai i cili shënoi në minutën e 29-të duke shënuar për rezultatin 0 – 1.
Bayern dyfishoi epërsinë në minutën e 78-tëme golin e Kingsley Coman për 0 -2.
Rezultatin final e vendosi Lewandowski, duke vulosur edhe sezonin e tij të mrekullueshëm, me golin që shënoi në minutën e 85-të për rezultatin përfundimtar 0 – 3.
Kështu Bayern fiton titullin e dytë këtë edicion, duke vulosur dominimin në Gjermani.
https://streamable.com/8ikj5