Bayern vijon rrugëtimin në Botëror, por lojtari i thotë “lamtumirë” klubit pas 5 vitesh

Edhe pse Bayern Munich vijon rrugëtimin e tij në Botërorin për klube, nga skuadra është larguar sot mesfushori-sulmues Leroy Sane. Ai lë bavarezët pas 5 vitesh, pasi ka firmosur me ekipin turk të Gallatasaraj, kontratë e cila nisur nga 1 korriku.

Leroy ka arritur gjëra vërtet të mëdha për këtë klub në pesë vitet e fundit. Dua ta falënderoj për atë që ka arritur dhe nga ana tjetër t’i uroj gjithë të mirat në udhëtimin e ri”, tha Max Eberl, drejtuesi i klubit bavarez.

Klubi i ka bërë dhuratë lojtarit një fanellë me nr.223, numri i ndeshjeve që Leroy Sane ka luajtur për këtë skuadër. Në këto vite ai fitoi 4 tituj, dujke realizuar 61 gola dhe 55 asist me Bayern Munich.

Në ndeshjen e fundit në këtë turne amerikan, Leroy Sané ndihmoi Bayern në fushë, duke luajtur 32 minuta. Ai hyri si zëvendësues në fitoren 4-2 ndaj Flamengos dhe duke festuar me shokët e tij të ekipit në përfundim të ndeshjes.

The post Bayern vijon rrugëtimin në Botëror, por lojtari i thotë “lamtumirë” klubit pas 5 vitesh appeared first on Telesport.