Bayern siguron fitoren që në pjesën e parë, dy gola ndaj portierit shqiptar (video)

Bayern Munich është duke fituar 0-2 pas pjesës së parë në transfertën ndaj Heidenheim, ndeshja e 15-të për këtë sezon dhe e fundit për këtë vit kalendarik.

Goli i parë për bavarezët erdhi në minutën e 15-të, ku Jonathan Tah asiston me kokë pas topit të ardhur nga goditja e këndit dhe Josip Stanisic e dërgon topin në rrjetë po me kokë.

Në minutën e 32-të ishte Michael Olise që dyfishoi shifrat, duke përfituar edhe nga një dalje e gabuar dhe aspak e sigurt e portierit shqiptar, Diant Ramaj. Pjesa e parë mbyllet 0-2 për bavarezët.

SHIKOGOLAT

The post Bayern siguron fitoren që në pjesën e parë, dy gola ndaj portierit shqiptar (video) appeared first on Telesport.