Bayern Munich ka arritur ta mposht bindshëm Beshiktashin me rezultat 5-0 në ndeshjen e vlefshme për 1/16 e Ligës së Kampionëve në “Allianz Arena” .
Bayern shfrytëzoi epërsinë numerike në fushë, pasi Beshiktash nga minuta e 16 ishte me një lojtar më pak pas largimit me të kuq të Domogoj Vida.
Golat për Bayernin i shënuan Muller dy, Coman dhe Robert Lewandowski dy.
Me këtë fitore Bayern Munich praktikisht e ka kryer punën dhe mund të llogaritet si çerekfinalist.
Ndeshja e kthimit zhvillohet më 14 mars në “Besiktas Park” të Stambollit.