Bayern shet Coman për të kursyer pagën e tij, por tifozët nuk durojnë: Frikacakë!

Bayern po has në kritika të mëdha nga tifozët në rrjetet sociale pas lajmit që Kingsley Coman po transferohet në Arabinë Saudite. Sky raporton se transferimi do të kryhet për 30 mln euro plus 5 mln euro të tjera në formë bonusesh.

“Klub frikacak!” “Klub i mbaruar!” “Drejtues pa plan, pa logjikë!” – ishin disa nga komentet e ndjekësve të faqeve zyrtare të Bayern në rrjetet sociale. Me siguri, ata e kujtojnë Coman për golin e tij në finalen e Champions League 2020.

Pse po e shet Bayern francezin? Kryesisht sepse do të kursejë pagën e tij të lartë prej 8,5 mln eurosh neto në vit. Një shifër marramendëse për një lojtar i cili ka dy sezone që luan shumë pak.

The post Bayern shet Coman për të kursyer pagën e tij, por tifozët nuk durojnë: Frikacakë! appeared first on Telesport.