Bayern refuzon kushtin e vendosur nga Upamecano për rinovimin

Dayot Upamecano ka paraqitur kërkesa të qarta për rinovimin e kontratës së tij me Bayern Munich, e cila po shkon drejt skadimit. Mbrojtësi francez kërkon një pagë deri në 18 milionë euro bruto në sezon, një bonus nënshkrimi që tejkalon 20 milionë euro, si dhe përfshirjen e një klauzole lirimi prej 65 milionë eurosh që do të ishte aktive që në vitin e parë të marrëveshjes së re.

Bayern Munich është i gatshëm të pranojë dy kërkesat e para, duke i ofruar Upamecanos kushtet financiare të kërkuara, por klubi bavarez nuk pranon përfshirjen e klauzolës së lirimit. Drejtuesit e Bayernit e shohin këtë pikë si problematike për stabilitetin afatgjatë të skuadrës, çka mund të vështirësojë arritjen e një marrëveshjeje përfundimtare mes palëve.

The post Bayern refuzon kushtin e vendosur nga Upamecano për rinovimin appeared first on Telesport.