Bayern pëson humbjen e parë të sezonit. Hoffenheim i “shqiptarëve” vazhdon befasinë. Leverkusen rigjen fitoren (video)

Bayern Munich ka pësuar humbjen e parë për seoznin 2025-2026 në Bundesligë, ku bavarezët u mposhtën 1-2 nga Augsburg, në ndeshjen e luajtur në “Allianz Arena”, e vlefshme për javën e 19-të. Hiroki Ito shënoi me kokë në minutën e 23-të, pas krosimit të Michael Olise nga këndi. Pjesa e parë mbyllet 1-0 për Bayern. SHIKOGOLIN

Në minutën e 75-të përsëritet skena, Arhthur Chaves shënon me kokë për Augbsurg, pas krosimit të Komur nga këndi. Në minutën e 80-të, Han-Noah Massengo shënoi golin e përmbysjes së madhe për Augsburg. SHIKOGOLIN

Pavarësisht humbjes, Bayern Munich kryeson i qetë me 11 pikë më shumë se ndjekësi i vendit të dytë që që është Borussia Dortmund, e cila luan më vonë.

Leverkusen është rikthyer të fitorja, pas dy humbjeve rresht. “Aspirinat” fituan 1-0 ndaj Werder Bremen në “BayArena” me golin e Lucas në minutën e 37-të.

Hoffenheim merr fitoren e tretë rresht dhe tani renditet në vendin e tretë. Ekipi ku luajnë titullarë 3 yjet e Kosovës si Albian Hajdari, Leon Avdullahu dhe Fisnk Asllani fitoi në transfertë 1-3 ndaj Eintracht Frankfurt. Leipzig fiton në transfertë 0-3 ndaj Heidenheim, Mainz fitoi në shtëpi 3-1 ndaj Wolfsburg.

The post Bayern pëson humbjen e parë të sezonit. Hoffenheim i “shqiptarëve” vazhdon befasinë. Leverkusen rigjen fitoren (video) appeared first on Telesport.